Tor Project, Inc, u shndërrua në një ent 501(c)(3) jofitimprurës më 2006-n, por ideja për “onion routing” zuri fill diku aty nga mesi i viteve ’90.

Njësoj si përdoruesit e Tor-it, zhvilluesit, kërkuesit dhe themeluesit që bënë të mundur Tor-in janë një grup i larmishëm njerëzish. Por krejt personat që janë përfshirë në Tor i bashkon një besim i përbashkët: përdoruesit e internetit duhet të kenë hyrje private në një internet pa censurë.

In the 1990s, the lack of security on the internet and its ability to be used for tracking and surveillance was becoming clear, and in 1995, David Goldschlag, Michael G. Reed, and Paul Syverson at the U.S. Naval Research Lab (NRL) asked themselves if there was a way to create internet connections that don't reveal who is talking to whom, even to someone monitoring the network. Përgjigja e tyre qe të krijoheshin dhe viheshin në punë konceptet e para kërkimore dhe prototipa të “onion routing”.

Synimi i onion routing qe të kihej një mënyrë për të përdorur internetin me sa më shumë privatësi që të ishte e mundur dhe ideja qe të kalohej trafiku përmes shërbyesish të shumtë dhe të fshehtëzohej në çdo hap gjatë rrugës. Ky është prapëseprapë një shpjegim i thjeshtë se si funksionon sot Tor-i.

Herët gjatë viteve 2000, Roger Dingledine, një i sapodiplomuar i Institutit të Teknologjisë së Masaçusetit (MIT), zuri të punojë në një projekt të NRL-së mbi “onion routing” tok me Paul Syverson. Për ta dalluar punën e tyre origjinale në NRL nga përpjekje të tjera për “onion routing” që kishin zënë të shfaqeshin ngado, Roxheri e quajti projekti Tor, si shkurtim i “The Onion Routing”. Nick Mathewson, një shok klase i Roxherit në MIT, u bë pjesë e projektit pak më vonë.

Që me konceptimin e tij në vitet 90, “onion routing” u ngjiz për t’u bazuar në një rrjet të decentralizuar. Rrjeti lypsej të mbahej në punë në njësi me interesa të larmishme dhe shkallë të ndryshme hamendësimi besueshmërie dhe software-i lypsej të ishte i lirë dhe i hapur, për të maksimizuar transparencën dhe decentralizimin. Kjo është arsyeja pse në tetor të 2002-it, kur rrjeti Tor u vu në jetë për herë të parë, kodi i tij u hodh në qarkullim nën një licencë software-i të lirë dhe me burim të hapët. Nga fundi i 2003-shit, rrjeti kish afërsisht një duzinë nyjash vullnetare, shumica në ShBA, plus një në Gjermani.

Duke parë përftimet nga Tor-i për të drejtat dixhitale, Electronic Frontier Foundation (EFF) filloi financimin e punës së Roxherit dhe Nikut me Tor-in më 2004-n. Më 2006-n u themelua Tor Project, Inc., një ent jofitimprurës 501(c)(3) për drejtimin e zhvillimit të Tor-it.

Në 2007-ën, enti filloi zhvillimin e urave drejt rrjetit Tor, për të trajtuar problemin e censurës, si në rastin e nevojës për të anashkaluar firewall-e qeveritarë, me qëllim që përdoruesit e tyre të mund të përdorin web-in e hapur.

Tor-i filloi të fitojë popullaritet mes veprimtarësh dhe përdoruesish të sprovuar të interesuar për privatësi, por ishte ende i vështirë për t’u përdorur nga persona me më pak dije teknike të llojit, kështu që, duke filluar nga 2005-a, filloi zhvillimi i mjeteve tej ndërmjetësit Tor. Zhvillimi i Shfletuesit Tor nisi më 2008-n.

Me Tor-in të bërë më të përdorshëm përmes Shfletuesit Tor për përdoruesit e përditshëm të internetit dhe veprimtarët, Tor-i qe një mjet i dorës së parë gjatë Pranverës Arabe, duke filluar nga fundi i 2010-s. Jo vetëm që mbrojti identitetet internetore të personave, por u lejoi gjithashtu të përdorin burime kritike, media shoqërore dhe sajte që qenë bllokuar.

Nevoja për mjete mbrojtjeje kundër survejimit në masë u bë një shqetësim i njohur falë zbulimeve nga Snowden më 2013-n. Tor-i jo vetëm që qe i dorës së parë për nxjerrje sekreti nga Snowden, por lënda e dokumenteve dëshmoi gjithashtu sigurinë se, në atë kohë, Tor-i s’mund të zbërthehej.

Ndërgjegjësimi i njerëzve rreth gjurmimit, survejimit dhe censurës mund të jetë rritur, por po kështu ka bërë edhe mbizotërimi i këtyre pengesave ndaj lirisë në internet. Sot, rrjeti ka mijëra rele të mbajtura në punë nga vullnetarë dhe miliona përdorues anembanë botës. Dhe është kjo larmi që i mban të parrezik përdoruesit e Tor-it.

Ne në Projektin Tor, luftojmë përditë që cilido të ketë hyrje private dhe pa censurë në internet dhe Tor-i është bërë mjeti më i fortë në botë për privatësi dhe liri internetore.

Por Tor-i është më shumë se thjesht një software. Është fryt dashurie i prodhuar nga një bashkësi njerëzish të përkushtuar të drejtave të njeriut. Projekti Tor është thellësisht i përkushtuar transparencës dhe parrezikshmërisë së përdoruesve të vet.