PrivChat

një bisedë mbi teknologjinë, të drejtat e njeriut,
dhe lirinë në internet, sjellë për ju nga Projekti Tor

PrivChat është një varg veprimtarish mbledhjeje fondesh për të mbledhur dhurime për Projektin Tor. Përmes PrivChat-it do t’ju sjellim informacion të rëndësishëm të lidhur me ç’ndodh në teknologji, në të drejtat e njeriut dhe lirinë në internet, duke sjellë ekspertë të bisedojnë me bashkësinë tonë.

Pjesëmarrja në PrivChat është falas. Nëse përfitoni diçka nga këto veprimtari dhe ju pëlqen Tor-i, ju lutemi, shihni mundësinë të bëheni një dhurues i përmuajshëm. Përkrahja e qëndrueshme, e parashikueshme është rruga më e mirë për të garantuar që Tor-i të mbetet i fuqishëm dhe i qëndrueshëm.

Synimi ynë me PrivChat-in është të ndërtohet një sistem asistence me dy kahe. Do të mund të njiheni me informacion prej mendjeve kryesuese që mendojnë dhe merren me privatësinë, teknologjinë dhe të drejtat e njeriut. Dhe Projekti Tor do të jetë më i zhdërvjellët në zhvillimin tonë, si pasojë e përkrahjes tuaj, duke na lejuar t’i përgjigjemi më shpejt kërcënimeve nga survejim dhe censurim të shtuar (dhe të organizojmë më tepër PrivChats)!


Fjalosje Private me Tor

Kapitulli #6 - Privatësia është e drejtë njerëzore

12/15 ∙ 19:00 UTC ∙ 14:00 Eastern ∙ 11:00 Pacific ∙ @torproject YouTube channel

Shiheni

Privatësi do të thotë të mbrohet ajo që na bën njerëzorë: sjellja jonë e përditshme, personaliteti ynë, frika jonë, marrëdhëniet tona dhe dobësitë tona. Gjithkush meriton privatësi. OKB-ja madje e kodifikoi privatësinë si një të drejtë njerëzore, në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, më 1948-n. Por, qeveritë, korporatat dhe të tjera njësi të fuqishme në mënyrë rutinë na e bllokojnë ushtrimin e të drejtës sonë për privatësi, përmes survejimit, mbikëqyrjes dhe gjurmimit.

Veprimtarët, mbrojtësit e të drejtave të njeriut, pakicat dhe njerëzit që protestojnë për ndryshim janë shpesh objektiva të këtij survejimi dhe pra kanë një perspektivë unike mbi rëndësinë kritike të privatësisë dhe anonimitetit internetor.

Në këtë edicion të PrivChat-it, sjellin tok një grup me përvojë të drejtpërdrejtë si veprimtarë, ose që merren me grupe veprimtarësh, që do të flasin rreth përvojës së tyre me survejimin dhe privatësinë:

Ejani tok me Ali Gharavi, specialist i vjetër programi, Agjencia Suedeze e Zhvillimit Ndërkombëtar; Nadya Tolokonnika, artiste, veprimtare dhe anëtare themeluese e Pussy Riot-it; si dhe Nicholas Merrill, themelues dhe drejtor ekzekutiv, Calyx Institute, që të diskutoni përvojën e tyre me survejimin dhe pse të luftojmë për privatësi është pjesë kyçe e garantimit të të drejtave të njeriut për të tërë.

Cindy Cohn, drejtoreshë ekzekutive e EFF, do të marrë pjesë si organizuese dhe moderatore.

Organizatore

Cindy Cohn

Drejtoreshë ekzekutive, Electronic Frontier Foundation

Cindy Cohn është drejtoresha ekzekutive e Electronic Frontier Foundation. Nga 2000 deri më 2015 funksionoi si drejtoreshë ligjore e EFF-s, si edhe këshilltare e përgjithshme. Më 1993, EFF qe avokate mbrojtëse në çështjen Bernstein v. Dept. të Drejtësisë, sfida e parë e suksesshme ndaj Amendamentit të Parë lidhur me kufizime eksporti të kriptografisë. Mes vlerësimesh të tjera, Ms. Cohn qe pjesë e listës TheNonProfitTimes 2020 Power & Influence TOP 50 dhe më 2018-n, Forbes e përfshiu znj. Cohn si një nga 50 Gratë Kryesuese të Amerikës në Teknologji. Më 2013-n, The National Law Journal e vlerësoi znj. Cohn një nga 100 juristët më me influencë në Amerikë, duke vënë në dukje: “Nëse Vëllai i Madh po vëzhgon, më mirë le të shohë për Cindy Cohn”.

Pjesëmarrës

Ali Gharavi

Specialist i vjetër programi, Agjencia Suedeze e Zhvillimit Ndërkombëtar

Ali Gharavi ka qenë udhëheqës në lehtësimin, drejtimin dhe përkrahjen strategjike të enteve Mbrojtës të të Drejtave të Njeriut për më shumë se 18 vjet dhe është bashkautor i “Holistic Security - A manual for Human Rights Defenders”. Ai ka ndihmuar në hartimin dhe vënien në jetë të programeve që lidhen me përkrahje afatgjatë, shumëfushëshe për ente HRD për të garantuar qëndrueshmërinë dhe suksesin strategjik të tyre. Aliu ka organizuar, stërvitu dhe konsultuar më shumë se 200 projekte, ente dhe fondacione HRD dhe ka punuar në këtë kapacitet në më shumë 50 vende. Aktualisht punon si specialist i vjetër programi në Agjencinë Suedeze të Zhvillimit Ndërkombëtar (SIDA), njësia për Demokraci dhe të Drejta të Njeriuts, me përqendrim te Liria e Shprehjes dhe Teknologji Informacioni dhe Komunikimi.

Nadya Tolokonnika

Artiste, veprimtare dhe anëtare themeluese e Pussy Riot

Nadya Tolokonnika është një artiste konceptuale, veprimtare dhe anëtare themeluese e Pussy Riot, një lëvizje artistike globale arti proteste për barazi gjinore . Pussy Riot deklarohet për zhdërvjelltësi gjinore, përfshirje, matriarkat, dashuri, të qeshur, decentralizim, anarki dhe anti-autoritarianizëm. Sot, qindra vetëm identifikohen si pjesë e bashkësisë Pussy Riot. Më 2012-n, Nadia u dënua me 2 vjet burgim, në vijim të një shfaqjeje anti-Putin dhe hyri në grevë urie si protestë për kushtet e egra të burgut dhe përfundoi e dërguar në një koloni ndëshkimore në Siberi, ku ia doli të ruajë veprimtarinë e vet artistike dhe me grupin e vet të burgut organizoi një tur nëpër kampet e punës në Siberi. Më 2018-n, botoi një libër, “Read and Riot: A Pussy Riot Guide to Activism”. Më 2021-shin, Pussy Riot u bë pjesë e PleasrDAO-s, një përkrahës i përfaqësimit më të fortë femëror në hapësirën NFT.

Nicholas Merrill

Themelues dhe Drejtor Ekzekutiv, Calyx Institute

Nicholas Merrill është themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i “The Calyx Institute”. Para kësaj, themeloi Calyx Internet Access Corporation më 1995-n, një nga shërbimet e para komerciale Internet në Nju Jork Siti. Puna e tij përqendrohet në promovimin e privatësisë dhe lirisë së shprehjes në internet dhe në industrinë e telekomunikacioneve. Niku është nderuar me ACLU\u2019s Roger Baldwin Medal of Liberty dhe Bill of Rights Defense Committee\u2019s Patriot Award.

Dhurimet tuaja e bëjnë të mundur këtë seri dhe punën tonë në Tor.

Rruga më e mirë për të përkrahur punën tonë është të bëheni një dhurues i përmuajshëm.

Edicione

Fjalosje Private me Tor Kapitulli #5 - Mbrojtje kundër Pegasus-it

Me Likhita, Etienne Maynier dhe John Scott-Railton. Drejtuar by Roger Dingledine.

Çdo vit qeveri, agjenci të zbatimit të ligjeve, degë të fushës ushtarake dhe korporata investojnë miliarda dollarë për krijim dhe blerje spyware-i dashakeq--<em>software</em> i konceptuar të infiltrojë në heshtje pajisjen e një përdoruesi dhe t’u lejojë agresorëve të shohin lëndë pa u pikasur. Këtë vit, Projekti Pegasus zbuloi se përdoruesit e këtij lloji spyware-i, të njohur si Pegasus dhe të krijuar nga grupi NSO, kanë pasur si objektiv telefonat që u përkasin mijëra personave në më shumë se 50 vende, përfshi drejtues biznesesh, politikanë, gazetarë dhe veprimtarë të të drejtave të njeriut. Në këtë edicion të PrivChat-it, ndiqni Likhita-ën, Etienne Maynier-in të Amnesty International dhe John Scott-Railton-in të Citizen Lab tek diskutojnë si mund të mbrojnë veten njerëzit, cilat ente mund të mbështesim për të ndalur këtë abuzim dhe kush punon për <em>software</em> më të siguruar, më privat të cilëve mund t’u zëmë besë?

Fjalosje Private me Tor Kapitullir #4 - 25-vjetori i Rrugëzimit Onion

Me Roger Dingledine, Nick Mathewson, Paul Syverson. Drejtuar nga Gabriella Coleman.

Kremtoni 25 vjet të rrugëzimit Onion me Tor! 31 maji i 2021-shit përkon me 25 vjetorin e paraqitjes së parë publike të rrugëzimit Onion, në Kembrixh, Britani e Madhe, në institutin Isaac Newton Institute, gjatë Seminarit të parë të Fshehjes së Informacionit.

Jeni i ftuar të kremtoni këtë çast të veçantë me ne, për të biseduar rreth fillimeve të rrugëzimit Onion dhe se si ideja u shndërrua në Tor dhe se si lindi më pas Projekti Tor. Me ne do të jetë Paul Syverson, një nga autorët e artikullit të parë mbi rrugëzimin Onion, tk me bashkëthemeluesit e Projektit Tor, Roger Dingledine dhe Nick Mathewson.

Do të reflektojmë mbi ditët e para të rrjetit me rrugëzim Onion në Laboratorin e Kërkimeve Detare të ShBA-së (NRL). (Atëbotë, lidhjet e rrugëzuesit Onion kalonin përmes pesë nyjash, në vend se të tre nyjave të Tor-it të tanishëm!) S’është e fshehtë se koncepti i rrugëzimit Onion e pat fillesën në (gjendet te faqja jonë e historikut), por ka shumë më tepër gjëra që duan të ndajmë me ju rreth se si zuri fill Tor-i dhe udhën që kemi bërë në 25 vjetët e fundit.

Fjalosje Private me Tor Kapitulli #3 - Tor-i Në Shpënie Përpara të të Drejtave të Njeriut

Me Alison Macrina, Berhan Taye dhe Ramy Raoof. Drejtuar nga Ed Snowden.

Misioni kryesor i Projektit Tor është të shpjerë përpara të drejtat dhe liritë e njeriut duke krijuar dhe vënë në zbatim teknologji anonimiteti dhe privatësie të lirë dhe me burim të hapët. Njerëzit e përdorin teknologjinë tonë, rrjetin Tor dhe Shfletuesin, në rrugë të ndryshme. Tor-i përdoret nga sekretnxjerrës të cilëve u duhet një rrugë e parrezik për të nxjerrë në dritë informacion rreth shkeljesh -- informacion që për shoqërinë është kyç të dihet -- pa zbuluar identitetin e tyre. Tor-i përdoret nga veprimtarë anembanë botës të cilët luftojnë kundër qeverish autoritare dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut, jo vetëm për sigurinë dhe anonimitetin e tyre, por edhe për të anashkaluar censurimin e internetit, që kështu zërat e tyre të mund të dëgjohen. Tor-i u lejon miliona njerëzve të mbrojnë veten në internet, pavarësisht privilegjesh që kanë, ose që nuk kanë. Për edicionin tonë të tretë të PrivChat-it, ju sjellim disa përdorues Tor-i nga praktika e përditshme, që do të rrëfejnë se si Tor-i ka qenë i rëndësishëm për ta dhe punën e tyre në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut anembanë botës.

Fjalosje Private me Tor Kapitulli #2 - i Miri, i Keqi dhe i Shpifuri në Anashkalim Censurimi

Me Felicia Anthonio, Vrinda Bhandari, Cecylia Bocovich dhe Arturo Filastò. Drejtuar nga Cory Doctorow.

Çdo vit, censurimi në internet shtohet globalisht. Nga bllokime në shkallë rrjeti e deri te fikje të internetit në shkallë kombëtare, qeveritë dhe shoqëritë private kanë mjete të fuqishme për të kufizuar informacionin dhe për të penguar lidhjet mes njerëzve. Mjaft vetë, grupe dhe ente po kryejnë punë novatore për studimin, matjen dhe hedhjen në kundërsulm ndaj censurimit internetor--dhe po ndihmojnë miliona vetë të lidhen më rregullisht dhe me më siguri në internet. Pavarësisht këtyre sukseseve, përballemi me kundërshtarë të financuar fuqishëm që kanë miliarda dollarë për t’i shpenzuar për mekanizma censurimi dhe gara e armatimeve vazhdon. Edicioni i dytë i PrivChat-it me Tor-in do të zhvillohet rreth temës I miri, i Keqi dhe i Shëmtuari në vijën e parë të betejës për anashkalim të censurimit. Në një botë ku teknologjia e censurimit është gjithnjë e më e sofistikuar dhe blerë e shitur mes shtetesh, e tillë është edhe fryma jonë krijuese për të vlerësuar dhe ndërtuar mjete për ta anashkaluar, si dhe vullneti i njerëzve për të t’iu kundërvënë. Por a mjafton? Cilat janë pengesat që hasin njerëzit dhe entet në luftën për liri internetore?

Fjalosje Private me Tor Kapitulli #1 - Privatësi Internetore më 2020: Aktivizëm & COVID-19

Me Carmela Troncoso, Daniel Kahn Gillmor dhe Matt Mitchell. Drejtuar nga Roger Dingledine.

Kur pandemia COVID-19 goditi shumicën e vendeve në botë, mjaft qeveri kërkuan për teknologji për ndjekjen e përhapjes së virusit, me qëllim që të luftonin pandeminë. Praktikat dhe teknologjitë e ndjekjes së kontakteve sollën mjaft pyetje rreth privatësisë, veçanërisht: është e mundur të ndiqet virusi, teksa respektohet privatësia e njerëzve? Tani, në mes të lëvizjeve kundër racizmit sistemik në ShBA, pasuar nga protesta anembanë botës, bëhen kritike pyetje kyçe rreth ndjekjes së kontakteve, privatësisë dhe survejimit. A mundet të përdoret për të ndjekur protestuesit teknologjia e përdorur për të ndjekur virusin? A do të përdoret? Për PrivChat-in tonë të parë fare, Projekti Tor ju sjell tre të ftuar të mahnitshëm, për të biseduar me ju mbi privatësinë në këtë kontekst.